TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 6 Shtator 2025, 14:59

Skandali i specave me pesticide nga Shqipëria, reagon BE: U hoqën nga tregu

Shkruar nga Pamfleti

Skandali i specave me pesticide nga Shqipëria, reagon BE: U hoqën nga

Pasi kompania e tregtimit të produkteve ushqimore në Slloveni bëri thirrje për tërheqje nga tregu të specave shqiptare me përmbajtje pesticidesh, ka reaguar edhe “RASFF”, agjencia e Bashkimit Europian për Sigurinë Ushqimore.

Në njoftimin e bërë publik së fundmi, Agjencia e BE për Sigurinë Ushqimore e konsideron serioze situatën, teksa sqaron se nga analizat ka rezultuar që në specat e Shqipërisë u gjetën 3 lloje pesticidesh; Formetanate, Acetamiprid dhe Flonicamid.

Pas evidentimit të pesticideve, Agjencia e BE ka njoftuar Shqipërinë si vend i origjinës, si dhe Austrinë e Kroacisë si vende ku do të eksportoheshin specat shqiptare.

Në këtë listë është edhe Slloveni, por ishte pikërisht ky shtet që ngriti i pari alarmin duke kërkuar tërheqjen nga tregu të specave shqiptare.

Skandali i specave me pesticide nga Shqipëria, reagon BE: U hoqën ngaSkandali i specave me pesticide nga Shqipëria, reagon BE: U hoqën nga

Lini një Përgjigje