Koka u shpreh në gjyq se nuk është ai peshku i madh.
Në seancën gjyqësore për inceneratorin e Elbasanit, SPAK kërkoi në Apelin e Posaçëm ndryshimin e vendimit të shkallës së parë, që shpalli të pafajshëm për akuzën “shpërdorim detyre” ish deputetin socialist Alqi Bllako dhe ish ministrin e Mjedisit Lefter Koka.
Koka u shpreh në gjyq se nuk është ai peshku i madh.
“S’jam unë peshku i madh, nuk dënoni korrupsionin me mua. E keni gabim e dëgjova prokurorin dhe ky është fiks kallëzimi i Monika Kryemadhit. Ata janë manipulatorë si Monika si Iliri, ai manipuloi situatën për të hequr në departament”, akuzoi në seancë Lefter koka.
Ish-ministri shtoi: “Doni të gjeni korrupsionin, hapni telefonin e Monika Kryemadhit”.
“Megjithëse u bë një vit hetim, konkulzionet e prokurorëve janë pa asnjë ndryshim. Unë e kuptoj që institucioni do të marrë kredibilietet, edhe kjo gjykatë do jetë në presion por besoj që do jepni drejtësi dhe do ngriheni në nivelin e duhur të integritetit”, tha ai.
Lini një Përgjigje