TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet25 Tetor 2024, 14:27

Meta në burg, djali i tij kërkon CD-në e seancës gjyqësore në GJKKO

Shkruar nga Pamfleti

Meta në burg, djali i tij kërkon CD-në e seancës

Ditën e sotme djali ish-presidentit Ilir Meta, u paraqit në sekretarinë e Gjykatës së Posaçme dhe kërkoi CD audio të seancës që u mbajt me dyer të mbyllura, raporton Gazetarja Anila Hoxha. 

Meta u arrestua paraditen e së hënës nga agjentët e BKH me urdhër të SPAK. Në momentin e arrestimit, Meta po lëviste me një automjet në afërsi të "Casa Italias" në kryeqytet. 

Ndaj ish-presidentit u vendos masa e sigurisë "arrest me burg", ndërsa ish-bashkëshortja e tij Monika Kryemadhi u la me 'detyrim paraqitje'. Sa u përket dy personave të tjerë të përfshirë në dosjen "Meta", Ema Çoku dhe Pirro Xhixho, GJKKO vendosi ndryshim të masës "arrest shtëpie" për Pirro Xhixhon, ndërsa për Ema Çokun mbeti e njëjta masë "detyrim paraqitje". 

Pas vendimit të GJKKO për lënien e masës 'arrest me burg' për Ilir Metën, ai u dërgua në paraburgimin e 313-ës, teksa dy ditët e para u mbajt në Bllokun e Sigurisë te "Mine Peza". 

 

 

 

 

 

Lini një Përgjigje