TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 9 Dhjetor 2025, 06:59

Si parashikohet moti gjatë ditës së sotme, 9 dhjetor 2025?

Shkruar nga Pamfleti

Si parashikohet moti gjatë ditës së sotme, 9 dhjetor 2025?

Ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti parashikohet i kthjellët në pothuajse të gjithë territorin, ndërsa priten vranësira të pakta kalimtare, në formën e reve të mesme e të larta transparente.

Era do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 8m/sek.

Valëzimi në detet Jon dhe Adriatik parashikohet i forcës 1-3 ballë.

Lini një Përgjigje