
Shtyhet seanca gjyqësore për Mario Përlleshajn, vrasësin e dyshuar të 14-vjeçarit Martin Cani. Autori akuzohet edhe për plagosjen e një tjetër adoleshenti.
Nëna e Martin Canit, ka folur pas shtyrjes së seancës paraprake, e cila i bën thirrje shtetit të vendosë drejtësinë në vend.
“Dua që drejtësia të vendoset në vend. Seanca të mbahet me dyer të hapura. Unë flas si nënë, dua dhe do luftoj për drejtësi”, tha nëna e 14-vjeçarit të ndjerë.
Po ashtu, nëna e Martin Canit, Florina Cani kërkoi që seancat ndaj 14-vjeçartit Mario Përlleshaj të zhvillohen me dyer të hapura ndërsa u shpreh dëshiron që djali i saj të bëhet një simbol, me qëllim që ngjarje të tilla të mos ndodhin më.
"Seanca të bëhet e hapur, s’kemi çfarë mbajmë sekret. Seanca të zhvillohet me dyer të hapura, fëmija im të bëhet shembull për të tjerët, që kjo tragjedi të mos ndodh në familjet e tjera”, u shpreh ajo.
Mario Përlleshi, është marrë i pandehur për kryerjen e veprës penale “Vrasje në rrethana cilësuese” ndaj një të mituri dhe kundër dy ose më shumë personave. Krimi ndodhi vetëm pak metra larg shkollës “Fan Noli” më 18 nëntor në Tiranë.
Lini një Përgjigje