TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet10 Mars 2025, 08:26

Moti bën kthesë nga nesër, rrebeshe shiu në të gjithë vendin

Shkruar nga Pamfleti

Moti bën kthesë nga nesër, rrebeshe shiu në të

Dita e sotme ka nisur e kthjellët, por nga nesër do të kthehen rrebeshet dhe moti i paqëndrueshëm në të gjithë territorin. Sipas meteorologes Tanja Porja, temperaturat do të jenë shumë të larta deri në 24 gradë.

“Kthjellime dhe vranësira, por nga nesër mot i paqëndrueshëm në të gjithë territorin. Do të ketë reshje shiu kryesisht në veriperëndim. Nga nesër dhe në vijim moti i paqëndrueshëm. Rrebeshe afatshkurtra të martën. Kryesisht në veri dhe në qendër. Termometri do të shënojë 24 gradë. Temperatura shumë të larta”, tha Porja në A2 CNN.

E njëjta tablo sinoptike, sipas meteorologes, është edhe në rajon, ku nga nesër do të nisin reshjet e shiut dhe rrebeshet. 

Lini një Përgjigje