
Ambasada e SHBA në vendin tonë ka njoftuar se qytetarët që janë pajisur me vizë dhe udhëtojnë në Amerikë, do të përballen me kontrolle dhe rregulla të shtuara.
Me anë të një mesazhi, ambasada thotë se Departamenti i Shtetit i SHBA thotë se kush shkel rregullat dhe ligjet do i hiqet viza dhe do të deportohet.
“Kontrolli i vizave amerikane nuk ndalon pas lëshimit të vizës. Ne i kontrollojmë vazhdimisht mbajtësit e vizave për t’u siguruar që ata ndjekin të gjitha ligjet dhe rregullat e emigracionit të ShBA dhe ne do t’ua heqim vizat dhe do t’i dëbojme nëse nuk e bejnë këtë”, thekson ambasada.
Lini një Përgjigje