
Gjatë majit dhe korrikut, në Presidencë janë kryer 3 transaksione për udhëtime jashtë, 1 me vlerë 10 milionë lekë dhe dy me vlera nga 16 mln lekë...
Ministrat, deputetët, gjyqtarët, prokurorët dhe funksionarët e lartë shtetërorë u kanë nxjerrë “ujin e zi” avionëve. Ligji u jep benefite udhëtimi dhe askush nuk është kursyer në këtë aspekt. E gjithë administrata shtetërore ka shpenzuar afro 5 milionë euro vetëm për bileta avioni e dieta, nga janari deri në gusht.
Sipas të dhënave të “Open Data”, ka pasur plot 2231 transaksione për mbulimin e shpenzimeve për udhëtime jashtë vendit. Transaksionet janë bërë nga të gjitha ministritë, nga gjykatat, prokuroritë, drejtori të ndryshe, dekanate, bashki, etj., me vlerë totale 527,335,151 lekë.
Bileta kanë çmime nga më të ndryshmet, duke filluar nga 10 mijë lekë, e duke shkuar në qindra mijë lekë. Por ai që ka vendosur rekord me çmimet e biletave është presidenti Bajram Begaj.
Gjatë gjithë viti në krye të Presidencës nga Begaj, ky institucion ka shpenzuar 17 milionë lekë të reja për bileta dhe dieta. Në muajt e fundit të këtij vit janë kryer 3 transaksione rekord. Njëri është me vlerë 10 milionë lekë të vjetra dhe dy të tjerët me nga 16 milionë lekë. Nuk dihet nëse bëhet fjalë për një udhëtim, apo janë disa, pasi çmimet janë jashtëzakonisht të larta.
Nuk mbeten pas as ministrat. Ka bileta që shkojnë deri në 6-7 milionë lekë, ku dhe këtu përfshihen biletat dhe dietat për stafet e tyre. Pra me pak fjalë një pjesë e buxhetit shkon për qejfet e administratës, e cila tani në verë ai ka shpeshtuar ndjeshëm udhëtimet. /Pamfleti



Lini një Përgjigje