
Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Arben Kingji, ndodhet në zonën e Qafës së Buallit dhe Planit të Bardhë në Bulqizë, duke drejtuar operacionin për shuarjen e dy vatrave aktive të zjarrit. Ai konfirmoi se vetëm në këtë zonë janë angazhuar 35 trupa të FA-së.
Kingji deklaroi se në koordinim me emergjencat civile dhe Agjencinë e Mbrojtjes Civile janë marrë masa të plota, përfshirë edhe planin për evakuimin e banorëve në rast nevoje.
“Që në orët e para të mëngjesit jemi në zonën e Bulqizës, sepse jemi në rajonin e Qafës së Buallit ku jemi të angazhuar 35 forca pasi kemi dy vatra zjarri, njëra këtu në Bulqizë dhe tjetra në Qafën e Buallit. FA në zbatim dhe koordinim të plotë me emergjencat civile po punojnë në gjithë qarqet e vendit. Në Dibër jemi në Qafën e Buallit dhe Bulqizë, në Lezhë në Rrëshen, në Vlorë në Himarë, Piqeras dhe Kaninë. Në Berat në Galinë, në Gjirokastër në Fushë-Bardhë dhe në qarkun e Korçës në Pustec. Nëse do të kërkohet evakuim janë marrë masat e plota. Jemi në koordinim edhe me Agjencinë e Mbrojtjes Civile, FA janë të angazhuara në përballimin me sukses të kësaj situate”, tha Kingji.
Lini një Përgjigje