TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 2 Mars 2024, 16:44

Shpërthimi në Lushnje/ Babë e bir përcillen për në banesën e fundit, në ceremoni edhe ministri Balla

Shkruar nga Pamfleti
Shpërthimi në Lushnje/ Babë e bir përcillen për në
Shpërthimi në Lushnje

Mes dhimbjes së thellë, Roland dhe Lidio Hoxha, babë e bir që humbën jetën dje pas shpërthimit të bombolës së oksigjenit në Lushnjë, u përcollën sot në banesën e fundit.

Për ngushëllime në familjen Hoxha shkoi ministri i Brendshëm, Taulant Balla shoqëruar nga kryetarja e bashkisë së Lushnjes, Eriselda Sefa. 

Roland Hoxha dhe i biri, Lidio ishin duke punuar në vinç ku me ndihmën e tij ngrinin 2 bombola oksigjeni me të cilat po kryenin saldime në pjesën e tarracës.

Dyshohet se gjatë punës një bombol u shkëput nga vinçi dhe u përplas në tokë duke shkaktuar një shpërthim që shkatërroi gjithçka dhe mori jetën e të dyve.

 

shpërthimi në lushnje ministri balla

Lini një Përgjigje