
Një bombul gazi ka shpërthyer pasditen e sotme në katin e tretë të një pallati në lagjen “Besëlidhja” në Lezhë. Brenda banesës në momentin e shpërthimin ndodhej një çift të moshuarish, njëri prej tyre, 70 vjeçari Shtjefen Tushi ka marrë dëmtime.
I moshuari ishte duke përgatitur kafe në momentin e shpërthimit, teksa mësohet se lëndimet i ka marrë në pjesën e duarve pasi tentoi të shuante flakët. Ai u dërgua menjëherë në spitalin e Lezhës dhe flakët u neutralizuan falë ndërhyrjes së forcave zjarrfikëse.
Lini një Përgjigje