
Juristi Kreshnik Spahiu ka komentuar shpalljen e Altin Dumanit si kampion në luftën kundër korrupsionit nga DASH.
Spahiu thotë se dekorata amerikane për Dumanin, ishte përgjigje për ata që shohin ëndrra me Trump-in, duke thumbuar kështu PD-në.
Sipas tij, gjithçka ishte një mesazh për ata që i kanë shpallur luftë SPAK dhe kreut të saj Altin Dumani. Spahiu thotë se mesazhi i amerikanëve ishte i qartë, që do vazhdojnë t’i japin më shumë ‘oksigjen’ SPAK.
“Me gjithë meritat që ka Altin Dumani, shpallja e tij kampion nuk është bërë se DASH ka festivalin e kampionëve të boksit në antikorrupsion, por është për të dhënë një mesazh politik të atyre që i kanë shpallur luftë Dumanit dhe SPAK. Për t’iu dhënë mesazh se qëndrimi i amerikanëve do vijojë te jetë i njëjtë dhe përkundrazi do t’i japin më shumë oksigjen për të vazhduar politikën e arresteve dhe sekuestrove që ka bërë SPAK dhe Dumani këto kohë. Në tërësinë e vet, faktori ndërkombëtar është determinant në lëvizjet në drejtësi dhe politikë”, tha Spahiu për Report Tv.
Lini një Përgjigje