
Risi e listave të kandidatëve për deputetë të zgjedhjeve të 11 majit, ndryshe nga herët e tjera janë emra veteranë të Partisë Socialistë, pjesën më të madhe të të cilëve kryesocialisti Rama i la në fushën e hapur të betejës.
Analisti Arjan Curri shpjegoi në Top Story se janë futur në konflikt edhe daja me mbesën
“Lufta e brendshme në PS po bëhet hapur tashmë. Dhe dihet, ne na vijnë lajme nga kampet e fushatave, çdo socialist po shan dhe po mundohet të vendosë shkopinj në rrota ndaj socialistëve të tjerë. 12-sha e mbyllur është e sigurt dhe nga të hapurat është një 6-she nga skenari maksimizues.
Për këtë 6-she po konkurrojnë gati 30 veta. Kur Rama u thotë që mos hyni në zonat e njëri-tjetrit, ne duhet të marrim të kundërtën atë që Rama thotë. Përplasja e dy skuadrave. Skuadrave e deputetëve të Ramës dhe skuadra e grupit të Erion Veliajt. Dhe një skuadër e tretë që do u pihet gjaku, siç është Pandeli Majko, që janë çuar të ‘digjen’ me dëshirë. Erion Braçe rrezikon shumë. Erioni foli më shumë seç duhet”, tha ai në “Top Story”.
“Aq shumë e ka nxitur sherrin në PS Rama, se është ‘pervers’, e shijon sherrin, sa që ka futur në sherr dy familje. Më lejoni të them iniciale. A. P. dhe O. Xh. janë të dy kushërinj të parë… konkurrojnë të dy në të njëjtën zonë në Tiranë. Shkon daja në zonë paradite dhe shan mbesën. Dhe mbesa shkon pasdite e shan dajën”, thotë, Curri.
Lini një Përgjigje