TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet10 Shtator 2025, 20:01

Shkarkohet drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Shtetërore për Shpronësimin, Ermal Shena emërohet në krye të institucionit!

Shkruar nga Pamfleti
Shkarkohet drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Shtetërore
Kastriot Gurra

Këshilli i Ministrave në mbledhjen e ditës së sotme vendosi shkarkimin e Kastriot Gurrës nga detyra e drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë Shtetërore për Shpronësimin. Në vend të Gurrës, në krye të Agjencisë Shtetërore për Shpronësimin është emëruar Ermal Shena.

Vendimi i Këshillit të Ministrave:

V E N D I M PËR LIRIMIN DHE EMËRIMIN NË DETYRË TË DREJTORIT  TË PËRGJITHSHËM TË AGJENCISË SHTETËRORE  PËR SHPRONËSIMIN

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 3, të kreut III, të vendimit nr.395, datë 13.5.2020, të Këshillit të Ministrave, “Për mënyrën e organizimit e të funksionimit të Agjencisë Shtetërore për Shpronësimin”, me propozimin e Zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Z. Kastriot Gurra, drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Shtetërore për Shpronësimin, lirohet nga kjo detyrë.

Z. Ermal Shena emërohet drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Shtetërore për Shpronësimin.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

Lini një Përgjigje