TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 3 Qershor 2025, 21:48

Shemsi Prençi akuza të forta SPAK-ut: I ndan me fraksione dosjet për politikanët, i përdor më pas sipas interesit

Shkruar nga Pamfleti

Shemsi Prençi akuza të forta SPAK-ut: I ndan me fraksione dosjet

Ish-drejtuesi i lartë i policisë dhe kandidati për deputet Shemsi Prençi, ngriti akuza të forta ndaj ndikimit politik mbi SPAK-un dhe standardet e dyfishta në hetimin e çështjeve korruptive dhe kriminale në Shqipëri.

Sipas tij, prokuroria vepron me regji. Ai tha se dosjet bëhen gati dhe goditja vjen vetëm kur Rama ndez dritën jeshile.

"SPAK-u sapo takon në çështje implikime të deputetëve, të ministrave, të zyrtarëve të lartë, bën një fraksion edhe e lë të fle atje dhe e bashkon pastaj kur të ketë për të goditur kryeministri diçka.  Ka përdorime të politikës ndaj SPAK-ut dhe pse vazhdimisht unë kam thënë e mbështes SPAK-un, është proces i vështirë procesi i hetimit, ka vonesa në hetimin e një çështjeje, siç është kjo çështja që vjen nga Findlanda prej 2 vitesh. Por siç ishte gjatë 5 vite problemi i ngritur nga autoritetet britanike për kontrabandën e cigareve dhe nuk do goditej kurrë po të mos e ngrinin shqetësimin britanikët sepse ky shqetësim është ngritur disa herë për autoritetet doganore shqiptare, por në mënyrë kategorike merrej peng nga politika dhe nuk mund të vepronin”, tha Prençi.

Sipas tij, SPAK vepron me dy standarde. Ai tha se në çështjet që vijnë nga Finlanda, nga Italia, nga Spanja, nga Franca, nga Britania dhe nga të gjitha vendet e BE-së, SPAK-u është i suksesshëm. Por për dosjet në Shqipëria kryen vite e vite të tëra hetime.

Çuditërisht kemi disa çështje shumë të nxehta në Shqipëri që kapërcejnë përtej 3 milionshit të drogës, përtej 36 milionshit të kontrabandës së cigareve, këto disa dhjetra milion deri në qindra milion euro që kanë të bëjnë me investimet, me abuzimet me fondet publike, pa i përmendur se është bërë e bajatshme tani ta përmendim inceneratorët apo koncensionet e rrugëve. Grupet kriminale shqiptare nuk po lënë majë pa pushtuar ashtu si nëna parti", u shpreh Prençi.

Lini një Përgjigje