Eksperti për Problematikat, Gjergj Begaj, teksa komentoi dixhitalizimin e Kadastrës, tha se bërja e hartave të reja është urgjente.
Sipas tij në shumicën e zonave, përfshirë këtu rrethinat e Tiranës vijojnë të punojnë me hartat e vjetra.
“Një pjesë e ka filluar digjitalizimin aty ku ka interesa, aty ku po bëhen shpronësimet te Unaza. Por kemi rrethinat e Tiranës sot që po punojnë me hartat e vjetra. Si do vijë investitori i huaj sot nëse nuk ka një hartë të saktë për pronat?”, tha Begaj.
Ai shtoi se nëse flasim për abuzimet në Vlorë duhet të kuptojmë se ato nuk ndodhin vetëm atje, por po ndodhin edhe në Tiranë. Ai i bëri thirrje SPAK që të hetojë, ndërsa shtoi se ka marrë kërcënime me mesazhe kur ka folur për këtë çështje.
“Në Vlorë, kemi dhe abuzime, por kemi edhe unazën e madhe të Tiranës ish-drejtori i hipotekës ka firmë ndërtimi. Unë i bëj thirrje SPAK-ut që pjesa e unazës të hetohet. Unë kam shumë indicie. Unë në momentin që kam kërkuar të bëhet kjo, kam pasur një sulm të tmerrshëm nëpërmjet mesazheve”, tha Gjergji Begaj.
Lini një Përgjigje