TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet28 Mars 2024, 13:15

Sekuestrimi i 37 mijë fidanëve në Shkodër, reagon Balla: Të shtohen kontrollet për parandalimin dhe goditjen e fenomenit

Shkruar nga Pamfleti

Sekuestrimi i 37 mijë fidanëve në Shkodër, reagon Balla:

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ka reaguar pas sekuestrimit të mbi 37 mijë fidanëve kanabis në Shkodër. Ai ka kërkuar që policia të intensifikojë veprimet parandaluese që në momentet e para të tentativave për kultivim të bimëve narkotike.

Ministri shprehet ndër të tjera, se të gjitha strukturat e Policisë së Shtetit të intensifikojnë kontrollet me qëllim parandalimin dhe goditjen e këtij fenomeni.

“Ardhja e pranverës rikthen edhe përpjekjet e grupeve kriminale për kultivim të bimëve narkotike. Policia e Shtetit duhet t’i intensifikojë veprimet parandaluese që në momentet e para të tentativave për kultivim të bimëve narkotike. Përgëzoj Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër për sekuestrimin e mbi 37 mijë fidanëve cannabis sativa, dhe për goditjet e njëpasnjëshme për parandalimin e tentativave për kultivim të bimëve narkotike dhe inkurajoj të gjitha strukturat e Policisë së Shtetit që të intensifikojnë kontrollet me qëllim parandalimin dhe goditjen e këtij fenomeni”, shkruan Balla.

Kujtojmë se në kuadër të këtij aksioni, në pranga ka rënë shtetasi Naser Lohja, 38 vjeç, ndërsa është shpallur në kërkim Pllumb Lohja, 48 vjeç, si autorë të dyshuar të kësaj veprimtarie kriminale.

Sipas policisë, në këtë territor u gjetën dhe u sekuestruan 37 336 kubikë me fara dhe fidanë të dyshuar narkotikë cannabis sativa, 1 automjet, 1 traktor dhe sende që i shërbenin kësaj veprimtarie kriminale.

Ndërkohë, vijon puna për kapjen e 48-vjeçarit, si dhe për identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të shtetasve të tjerë që mund të jenë implikuar në këtë rast.

taulant balla kanabis policia e shtetit

Lini një Përgjigje