TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 9 Tetor 2025, 07:48

Samiti i NATO-s, rrugët që do të bllokohen sot në Tiranë për makinat dhe këmbësorët

Shkruar nga Pamfleti
Samiti i NATO-s, rrugët që do të bllokohen sot në
Samiti i NATO-s

Shqipëria pret sot dhe nesër samitin për Mbrojtjen Kibernetike të NATO-s me pjesëmarrës ekspertë e përfaqësues të lartë nga vendet anëtare dhe partnere të Aleancës.

Ky samit do të shërbejë si një platformë unike për shkëmbimin e njohurive, forcimin e bashkëpunimit dhe ndërtimin e strategjive që synojnë mbrojtjen kolektive përballë kërcënimeve gjithnjë në ndryshim në hapësirën kibernetike.

Në kuadër të kësaj konferencë, Policia e Shtetit ka hartuar një plan masash për ndalimin e qarkullimit të automjeteve dhe këmbësorëve nga ora 07:00 e ditës së sotme deri në orën 15:00 të ditës së nesërme (10 tetor).

Në një njoftim për mediat bëhet me dije se për mirëmbajtjen e këtij aktiviteti do të ketë kufizime të lëvizjes së automjeteve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nga semafori pranë Presidencës deri te sheshi “Nënë Tereza” (përfshirë sheshin), rrugën “Gjergj Filipi”, si dhe në aksin që lidh hotel “Marriott” me bulevardin “Dëshmorët e Kombit”;

Për këmbësorët do të jetë i bllokuar gjatë gjithë periudhës së zhvillimit të konferencës, trotuari nga hyrja e hotel “Rogner” deri te Pallati i Kongreseve.

samiti i nato-s

Lini një Përgjigje