
Vlora është përfshirë sërish nga reshje të dendura shiu, të cilat po bien me intensitet të lartë prej disa minutash. Qyteti bregdetar, i njohur për problematikat e përmbytjeve në çdo stinë të lagësht, po monitorohet nga afër nga strukturat e emergjencës.
Deri më tani nuk raportohet për rrugë të bllokuara apo përmbytje në lagje, por ekspertët e terrenit paralajmërojnë se, nëse reshjet vazhdojnë me këtë ritëm, disa zona të ulëta të qytetit rrezikojnë të përmbyten.
Autoritetet vendore kanë vënë në gatishmëri ekipet e emergjencës dhe mjetet e ndërhyrjes, për të reaguar menjëherë në rast se situata përkeqësohet.
Kujtojmë se vitet e fundit Vlora është goditur disa herë nga përmbytje masive, duke nxjerrë zbuluar mungesën e investimeve serioze në sistemin e kanalizimeve dhe menaxhimin e ujërave.
Lini një Përgjigje