TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet11 Shtator 2025, 17:03

Virozat që po qarkullojnë në vend ende shqetësim, Tomini: Mos neglizhoni asnjë shenjë

Shkruar nga Pamfleti
Virozat që po qarkullojnë në vend ende shqetësim, Tomini:
Eugena Tomini

Kryesisht problemet e rrugëve respiratore, por edhe një bashkëqarkullim virozash të ndryshme janë prezente në vendin tonë që prej gushtit sipas drejtoreshës së ISHP, Eugena Tomini.

“Krahasimisht me vitet e tjera, gjithmonë gushti sjell raste në shtim të infeksioneve respiratore, për shkak edhe të lëvizjeve të turistëve e vizitorëve dhe shkujdesjes. Gjithashtu edhe Covid-i është i pranishëm gjatë gjithë vitit, gjithashtu shfaqje të infeksioneve respiratore kemi pasur edhe gjatë ditëve të para të shtatorit., tha ajo.

Duke qenë se jemi në periudhën e vjeshtës, vaksinimi ka një rol të rëndësishëm për të minimizuar problemet serioze në shëndet, por edhe përhapjen e viruseve që janë në qarkullim

ISHP bën thirrje që të mos neglizhohet asnjë shenjë klinike nga qytetarët dhe t’i drejtohen specialistëve për të marrë trajtimin e duhur.

 

Lini një Përgjigje