TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 4 Mars 2024, 13:24

“Rreze 4 mijë km, 27 orë”, komandanti i Forcave Ajrore zbulon ‘sekretet’ e Bayraktar

Shkruar nga Pamfleti

“Rreze 4 mijë km, 27 orë”, komandanti i Forcave Ajrore

Komandanti i Forcës Ajrore të Shqipërisë, Ardian Kuli, ka treguar detaje nga funksionimi i dronëve Bayraktar që Shqipëria ka blerë nga Turqia.

Kuli ka thënë se dronët Bayraktar kanë një rreze veprimi prej 4 mijë kilometrash dhe mund të qëndrojnë në ajër 27 orë.

Ai tha gjithashtu se këta dronë janë kapacitete fantastike në inventarin e Forcës Ajrore Shqiptare dhe mund të zëvendësojnë më së miri avionët reaktivë.

Sipas Kulit, këta dronë do të kryejnë stërvitje të përhershme në Bazën ajrore të Kuçovës, e cila u inaugurua sot dhe shtoi se në raste të veçanta do të përdoren edhe për angazhime operacionale.

Baza ajrore e Kuçovës si kapacitet të tyren fillimisht ka dronët Bayraktar. Dita e punës do të fillojë me brifingun e mëngjesit për pilotët, personelin mirëmbajtës, do të kryhen fluturime stërvitore dhe në rast nevoje do të ketë edhe angazhime operacionale.

Droni Bayraktar që fluturoi sot është i komanduar nga një stacion i montuar në bazën ajrore të Kuçovës. Distanca operacionale e dronit Bayraktor mund të arrijë në 4 mijë kilometra.

Mund të rrijë në ajër 27 orë, ka kapacitete fantastike. Bayraktar është i provuar si një armë e fuqishme që e zëvendëson më së miri avionin reaktiv. Rrezja shkon në 4 mijë kilometra, janë kapacitete fantastike në inventarin e forcës ajrore shqiptare”, tha Kuli.

Lini një Përgjigje