TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 8 Mars 2025, 21:14

Rregullat e reja të policisë/ Oficerit i shtohet e drejta e arrestimit të përkohshëm, nuk përjashtohen as të miturit

Shkruar nga Pamfleti

Rregullat e reja të policisë/ Oficerit i shtohet e drejta e arrestimit

Shtohen kompetencat e Policisë së Shtetit. Në rregulloren e re të Policisë e cila hyri në fuqi në fillim të muajit mars duke u botuar në fletoren zyrtare, punonjësit e policisë mund t’ju ndalojnë për një afat prej pesë orësh nëse ka të dhëna se po rrezikoheni, kur ka një urdhër të përcilleni në një qendër rehabilitimi ose në një në një institucion tjetër siç mund të jetë paraqitja para gjykatës.

Përveç shoqërimit, ndalimit dhe arrestimit, oficerët e policisë do të kenë të drejtë t’iu ndalojnë përkohësisht.

Ndalimi i përkohshëm policor kryhet duke e informuar qytetarin për shkaqet dhe i kërkohet shtetasit në fjalë ta zbatojë vullnetarisht. Në rast të kundërt ndalimi i përkohshëm policor ndodh me detyrim. Në këtë risi nuk bëjnë përjashtim edhe të miturit për të cilin duhet njoftuar familja apo kujdestari. Sipas ligjit të policisë të hyrë në fuqi më herët dhe të pasuar edhe me rregulloren në fjalë, theksohet se kjo procedurë ndodh edhe për rastet kur qytetari refuzon të identifikohet, ose ka dyshime që disponon dokumente të rreme, si edhe për ta mbrojtur nga një rrezik apo dëmtim ekonomik, apo kur duhet të respektojë një urdhër që e ndalon të hyjë në një ambient të caktuar.

Ndërsa si risi përfshihet edhe heqja e menjëhershme e masës disiplinore ndaj një polici kur ai kryen një akt trimërie. Një tjetër risi është kur ka dyshime se oficeri ka probleme të dyshuara të shëndetit mendor për të cilat urdhërohet kontrolli tek një psikiatër.

Ndërkohë, edhe punonjësit e policisë duhet të bëjnë kujdes me përdorimin e rrjeteve sociale, ata nuk mund të japin mesazhe politike në llogaritë personale dhe as të tjera që bien ndesh me etikën e një oficeri. Si dhe nuk duhet të postojnë të dhëna që mund të zbulojnë detyrën që kryejnë.

Lini një Përgjigje