TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 8 Mars 2025, 19:27

Nga Agim Bajko dhe Arben Derhemi, te Bujar Kapexhiu, Kastriot Çaushi dhe Lorenc Vangjeli, ja 67 kandidatët për Këshillin Drejtues të RTSH

Shkruar nga Pamfleti

Nga Agim Bajko dhe Arben Derhemi, te Bujar Kapexhiu, Kastriot Çaushi dhe

Mbyllet afati i aplikimeve dhe dorëzimit të kërkesave për kandidaturat e Këshillit Drejtues të RTSH-së.

Ndërkohë, zbardhet lista e kandidatëve për anëtarë të Këshillit Drejtues të RTSH-së pas mbylljes së afatit të aplikimeve që ishte deri më 7 mars. Në total do të jenë 68 emra që do të garojnë për 11 vendet në Këshillin Drejtues, pasi Parlamenti shkarkoi me propozim të Komisionit të Medias këshillin e parë si pasojë e shkeljeve të gjetura në procedurat për garën e drejtorit të përgjithshëm.

Në vijim, kandidatët do t’i nënshtrohen dëgjesave në Komisionin e Medias. Në listë spikasin emra të njohur të artit, kinematografisë shqiptare dhe medias.

Mes tyre aktori i njohur Kastriot Çaushi, njëherazi edhe rektor i Universitetit të Arteve, aktorja Rajmonda Bulku, kompozitori Osman Mula apo edhe regjisorët Besnik Bisha, Robert Budina dhe Arjan Culiqi, aktorët Agim Bajko, Arben Derhemi, aktori dhe karikaturisti Bujar Kapexhiu, kompozitori Edmond Zhulali, gazetarët Rezart Xhaxhiu dhe Lorenc Vangjeli, si dhe Ylljet Alliçka e të tjerë, të cilët do jenë në garë për anëtarë të bordit drejtues të televizionit publik.

Pas shkarkimit të 11 anëtarëve të këshillit drejtues të RTSH për shkeljen e procedurave në garën për drejtor të përgjithshëm të televizionit dhe një sërë shkeljesh të tjera për konflikt interesi deri në kufijtë e shpërdorimit të detyrës, Kuvendi ka nisur edhe procedurat për përzgjedhjen e bordit të ri. Vendimi u mor nga Parlamenti në seancën e 17 shkurtit me votim. Deri në datën 4 mars ishin dorëzuar 55 kandidatura, kurse tani numri ka arritur përfundimisht në 67 garues.

Lista e 67 kandidatëve për Këshillin Drejtues të RTSH:

1. Agim Bajko 

2. Alfons Zenelaj 

3. Alket Braho 

4. Anila Varfaj 

5. Anna Kove 

6. Arben Derhemi 

7. Arben Lami 

8. Arben Muça 

9. Arian Syknej 

10. Arjan Çuliqi 

11. Artan Maku 

12. Artan Reçi 

13. Artur Zonja 

14. Bardhyl Sejdarasi 

15. Besnik Bisha 

16. Belioza Çoku 

17. Blerti Delija 

18. Bujar Kapexhiu 

19. Durim Neziri 

20. Drita Avdyli 

21. Edmond Zhulali 

22. Elton Kadisi 

23. Enio Civici 

24. Erjona Kakeli 

25. Erion Prendi 

26. Ermal Mulosmani 

27. Fatjon Hoxhalli 

28. Floriana Paskali 

29. Gaspër Marku 

30. Genc Tomço 

31. Harilla Koçi 

32. Henri Muça 

33. Hilda Gorica 

34. Hysni Gurra 

35. Irena Myzeqari 

36. Jonid Jorgji 

37. Kastriot Çaushi 

38. Kristo Thoma 

39. Kristaq Pilo 

40. Kleart Duraj 

41. Klaudio Pulaha 

42. Laureta Roshi 

43. Lorenc Vangjeli 

44. Malvin Kaçaj 

45. Melsi Qirici 

46. Merita Fanku 

47. Olimpjon Shurdi 

48. Olsi Abazi 

49. Osman Mula 

50. Pano Xhixho 

51. Petrit Beci 

52. Rafaela Marteta 

53. Raimond Cimbi 

54. Rajmonda Bulku 

55. Rezear Xhaxhiu 

56. Rita Gjeka Kacarosi 

57. Robert Budina 

58. Rozeta Feri 

59. Saimir Bakalli 

60. Silvja Gjepali 

61. Sokol Gjoshi 

62. Thanas Goga

63. Valbona Lasku 

64. Xhelil Aliu 

65. Ylljet Aliçka 

66. Zamir Kokonozi 

67. Zylyftar Bregu

Lini një Përgjigje