
Emisioni “Të Pashoq” rikthehet mbrëmjen e sotme në kanalin e “Pamfletit” në YouTube. Pas një shkëputje disa mujore, ne do të jemi çdo të mërkurë pranë publikut. Këtë herë me një studio të re dhe plot risi.
Të ftuarit e mbrëmjes së sotme janë ish-deputeti Dashnor Sula dhe gazetari Bledian Koka. Ata kanë folur mbi aktualitetin politik, arrestimin e avokatit në Elbasan, por foks të veçantë te gara për Tiranën, ku edhe pse Kushtetuesja ka pezulluar zgjedhjet, palët janë bërë gati për votime. Po ashtu nuk ngeli pa u prekur situata në PD. Na ndiqni çdo të mërkurë.
Lini një Përgjigje