
Protestat qytetare të 46-ditëve të fundit duket se kanë lënë me ‘hije’ qeverinë. Ndërkohë që sot mbahet në Kuvend seanca e radhës plenare, ajo që vihet re është që në oborrin para Parlamentit, janë vendosur forca të shumta policore dhe autobote me ujë. Ndërkohë në zonë nuk ka asnjë protestues.
Masat janë marrë duke pasur parasysh që në një nga seancat e shkuara para Kuvendit u mbajt një protestë, me qytetarët që kërkonin largimin e qeverisë, dhe ku pati edhe përplasje mes tyre dhe policisë, me këtë të fundit që ushtroi dhunë, spraj lotsjellës dhe arrestoi 19 protestues, të cilët më pas u liruan nga gjykata.
Megjithatë, protestat e mëparshme janë paralajmëruar paraprakisht nga qytetarët dhe protesta e radhës para Kuvendit është vendosur të mbahet më 23 korrik në seancën e fundit plenare të këtij sesioni.
Lini një Përgjigje