TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet25 Tetor 2025, 20:25

Raporti i OSBE për 11 majin, Alimehmeti: Kemi parti-shtet, PS komandon gjithçka!

Shkruar nga Pamfleti

Raporti i OSBE për 11 majin, Alimehmeti: Kemi parti-shtet, PS komandon

Këshilltari i djathtë në Bashkinë e Tiranës, Ilir Alimehmeti ka komentuar raportin përfundimtar të OSBE-ODIHR në lidhje me zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Alimehmetit tha sed raporti tregoi qartë se kemi të bëjmë me një parti-shtet që krijoi kushte të pabarabarta për 11 majin.

Raporti i ODIHR konfirmoi atë që ka ndodhur më 11 maj. Ky raport na thotë që fusha e lojës ishte e pabarabartë. Kur flasim për një lojë të pabarabartë dhe kemi një parti shtet dhe kemi një paragraf që thotë nuk janë standarde ndërkombëtare nuk kemi çfarë të flasim më. Nuk mund të fliste më qartë OSBE-ODIHR dhe nuk mund të prisnim që të fliste me gjuhën tonë”, u shpreh Alimehmeti në A2 CNN.

Lini një Përgjigje