TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet23 Prill 2024, 16:21

Raporti i DASH për Shqipërinë, Lapaj: Populli të reagojë, këtu korrupsioni të përplaset në fytyrë

Shkruar nga Pamfleti

Raporti i DASH për Shqipërinë, Lapaj: Populli të

Kryetari i Lëvizjes “Shqipëria bëhet”, Adriatik Lapaj ka komentuar raportin e DASH për Shqipërinë.

Në raportin e DASH, të publikuar të hënën theksohej se vendi ynë ka mangësi me pavarësinë dhe integritetin e gjyqësorit, pavarësinë e mediave dhe korrupsioni shtrihet në të gjitha nivelet e qeverisjes.

Adriatik Lapaj theksoi se në vendin tonë korrupsioni është madhor, ndërsa si zgjidhje të vetme për çrrënjosjen e tij, ai sheh reagimin mbarëpopullor.

Në Shqipëri korrupsioni të përplaset në fytyrë, korrupsioni është karburanti që mban ngrehinën në këmbë. Qytetarët duhet të presin krahët e zgjatur të politikës ndaj drejtësisë”, theksoi Lapaj për News 24.

Më tej Lapaj nuk kurseu akuzat për blerjen e votave në prag zgjedhjesh, ndërsa shtoi se situata mund të ndryshojë vetëm nga reagimi i popullit.

Vota derformohet në Shqipëri përmes blerjes, përmes përdorimit të të fortëve etj. E gjitha mund të ndryshojë falë vullnetit popullor. Ndërkombëtarët dokumentojnë sistemin, ndërsa qytetarët mund ta ndryshojnë realitetin duke reaguar”, deklaroi Lapaj.

Lini një Përgjigje