
Kryeministri Edi Rama ka dalë me një paralajmërim sa i takon qeseve plastike. Më 1 qershor 2022 u ndalu përdorimi i tyre në tregun vendas. Por edhe në fillim nis me shumë bujë, sot përdoren rëndom qese plastike.
Në kuadër të kalimit të një viti nga ky vendim, Rama ka paralajmëruar se do të ketë gjobë për këdo që prodhon dhe përdor qese plastike.
“Asnjë tolerim ndaj askujt që shkel ligjin duke vazhduar ende me prodhimin, importimin apo tregtimin e qeseve plastike njëpërdorimshe, tashmë kategorikisht të ndaluara. Pas një fushate shëmbullore të informimit publik dhe ndërgjegjësimit të shumicës prej qytetarëve mbi rëndësinë e jashtëzakomshme të reduktimit të plastikës, TASK FORCA vazhdon punën çdo ditë në terren për të kontrolluar subjektet që vazhdojnë avazin e vjetër kokëfortë të moszbatimit të ligjit”, shkruan Rama.
Lini një Përgjigje