TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet29 Janar 2026, 22:19

“Rama e bëri deputet Olsi Komicin e KPK”, Murrizi: SPAK me dy standarde, gjyqet për zyrtarët të bëhen publike

Shkruar nga Pamfleti

“Rama e bëri deputet Olsi Komicin e KPK”, Murrizi: SPAK me dy

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Myslim Murrizi, ka bërë akuza të forta ndaj sistemit të drejtësisë, procesit të vetting-ut dhe prokurorëve të SPAK, duke pretenduar se një pjesë e mirë e emërimeve janë bërë me ndërhyrje të mazhorancës dhe janë të kontrolluara politikisht nga Edi Rama.

I ftuar në emisionin “Kjo Javë”, Murrizi deklaroi se reforma në drejtësi nuk është një proces i pavarur, por një skenar i orkestruar nga qeveria, ndërsa nuk kurseu as ish-ambasadoren amerikane Yuri Kim.

Rama ja ka plasur në sy Yuri Kim kur i ka thënë se reformën në Drejtësi e ka bërë PS, këta janë sekretarë. Dhe ajo zgërdhihej. Zgërdhihej se kishte hallin 100 milionë eurove të anijeve të Bangladeshit”, u shpreh Murrizi.

Ai vuri në dyshim të gjithë procesin e vetting-ut, duke përmendur si shembull Olsi Komicin, një nga figurat kyçe të reformës, i cili sot është deputet i PS në Librazhd. Murrizi theksoi se shumë nga ata që supozohet të pastrojnë politikën nga të korruptuarit, janë vetë të lidhur familjarisht me persona të përfshirë në përgjime apo me rekorde kriminale.

Kanë dalë në përgjime kur thonë: ta heqim këtë që është malok ose trafikant apo se është i djathtë, dhe ta kalojmë këtë që ka kunatin të dënuar në Itali si trafikant”, tha ai.

Ish-deputeti kërkoi që për zyrtarët publikë të bëhen gjyqe publike dhe jo të mbyllura, ndërsa ironizoi punën e SPAK: “Ka prokurorë të SPAK që për disa ministra kanë kërkuar masa ekstreme, por për ironi të fatit asnjë çështje nuk e kanë çuar deri në fund.”

Deklaratat e Murrizit risjellin edhe një herë në vëmendje akuzat për selektivitet dhe ndikim politik mbi organet e drejtësisë, në një kohë kur SPAK është nën presion për të dhënë rezultate konkrete në luftën kundër korrupsionit të lartë.

 

Lini një Përgjigje