TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet19 Prill 2025, 14:59

Publikuan votën në TikTok, emigrantët shqiptarë në Britaninë e Madhe rrezikojnë 3 vite burg 

Shkruar nga Pamfleti

Publikuan votën në TikTok, emigrantët shqiptarë në

Disa votues nga diaspora kanë nisur të publikojnë video momentin kur zgjedhin subjektin dhe kandidatin ne fletën e votimit.

 Në TikTok janë shpërndarë disa video nga emigrantët shqiptarë në Britaninë e Madhe.

Për këtë veprim ata rrezikojnë deri në 3 vite burg.

Neni 327,  i kodit penal thotë se “shkelja e fshehtësisë së votimit”, parashikon se të gjithë ata që fotografojnë votën për te dokumentuar preferencën e tyre dënohen me burgim nga gjashtë muaj minimumi, deri në 3 vjet.

Në shumicën e videove është publikuar vetëm zgjedhja e subjektit politik dhe kandidatit.

Por një shqiptarë siç shihet në këtë video  ka guxuar të dalë me fytyrë duke filmuar të gjithë procesin e plotësimit të fletëvotimit.

Lini një Përgjigje