TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet27 Janar 2024, 13:12

Psikologët kërkojnë shkarkimin e presidentes: Ka uzurpuar urdhrin!

Shkruar nga Pamfleti

 

Psikologët kërkojnë shkarkimin e presidentes: Ka uzurpuar
Valbona Treska

Psikologët pretendojnë se Valbona Treska ka uzurpuar institucionin, i kërcënon me komision etike, si dhe ka rritur tarifat për kuotizimit.

Psikologët kanë mbledhur Asamblenë e Përgjithshme, ku kanë kërkuar shkarkimin e Presidentes së Urdhrit të Psikologut, Valbona Treska.

Ata pretendojnë se Valbona Treska ka uzurpuar institucionin, i kërcënon me komision etike, si dhe ka rritur tarifat për kuotizimit.

Po ashtu, psikologët shprehen se ka tarifa të larta për trajnimet, që shkojnë deri në 1400 euro dhe këto trajnime nuk përputhen me profilin.

“Ka mungesë transparence në vendimmarrje dhe publikim i vonuar i vendimeve. Marrim përgjigje të vonuara ndaj shqetësimeve, shpesh herë dhe akute, nga drejtues të UP megjithëse ka 2 juristë, sekretare, Sekretar të Përgjithshëm, punonjës administrate. Kemi moskonsultim paraprak me anëtarët e Asamblesë kur teknologjia prej disa vitesh tashmë e thjeshtëson komunikimin, si dhe trajnimet janë të kushtueshme. Rritja e tarifave me mbi 30% kur nuk ka pasur rritje te ardhurash financiare për të gjithë psikologët. Ndaj dua ta mbyll duke thënë se psikologët ligjorë i paguajnë UP kuotën më të lartë nga të gjithë psikologët e tjerë, kuotë kjo e diferencuar. Komisionerit kundër Diskriminimit me anë të një vendimi e ka quajtur këtë kuotë diskriminuese. Fenomen shqetësues tjetër është që psikologët ligjorë edhe pse kanë kryer trajnimet e nevojshme nuk thirren për të asistuar pranë gjykatave”, tha psikologia Jona Begeja.

Asambleja është mbledhur me kërkesë të 500 anëtarëve, ku u vendos që në rendin e ditës të futet pika për shkarkimin e Treskës dhe votimi do të bëhet i fshehtë.

 

Lini një Përgjigje