TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 7 Tetor 2024, 10:01

Protesta e opozitës, drejtori i Policisë porosi të veçantë shefave të komisariateve

Shkruar nga Pamfleti
Protesta e opozitës, drejtori i Policisë porosi të
Ilir Proda

Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Ilir Proda ka zhvilluar një takim me drejtuesit e komisariateve dhe Policisë së Tiranës para protestës së opozitës e cila mbahet sot në orën 18:00.

Mësohet se Proda iu ka kërkuar vartësve të japin porosi të qarta për efektivët në terren që të mos provokohen nga protestuesit dhe ndërhyrjet të jenë sa më të pakta.

“Kujdes mos u provokoni nga protestuesit. Ndërhyrjet të jenë të minimizuara, vetëm në raste nevoje. Mos të krijohen përplasje të provokuara. Ruani qetësinë dhe godinat e institucioneve”,  ka qenë këshilla e kryepolicit Proda.

Një porosi e veçantë ka qenë për personat me precedentë të mëparshëm kriminalë.

“Kujdes listat me emrat e personave qeë kanë precedentë, të mbahen nën vëzhgim. Të filmohen dhe dokumentohen të gjitha veprimet e dhunshme dhe të jashtëligjshme”, ka kërkuar më tej Drejtori i Policisë së Shtetit.

Partia Demokratike ka thirrur sot një protestë kombëtare në atë të cilën e quan si një nisje të një vale protestash deri në arritjen e tre qëllimeve të tyre; zgjedhje të lira, qeveri teknike dhe lirimi i Sali Berishës. Ashtu siç ka deklaruar edhe më herët lideri demokrat Sali Berisha, por edhe eksponentë të tjerë të PD-së, në këtë protestë nuk do të ketë fjalime dhe kryefjala do të jetë mosbindja civile.

 

Lini një Përgjigje