TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 4 Dhjetor 2024, 08:27

"Po vrasim mundësinë e partive të reja", Logu: Rikthimi i Berishës nuk mjafton për ta bërë PD-në alternativë qeverisëse

Shkruar nga Pamfleti

"Po vrasim mundësinë e partive të reja", Logu: Rikthimi

Avokati Besart Logu tha se PD-ja dhe Berisha nuk kanë më monopolin e të qenit opozita e vetme në vend.

Ai tha se në parti ekzistojnë fraksione dhe individë që nuk ndihen të përfaqësuar nga Berisha dhe qasja e tij.

Logu kritikoi në 'Repolitix' diskutimet e fokusuara vetëm te Berisha dhe PD-ja, duke theksuar se kjo qasje pengon hapësirën për figura të reja dhe ide të reja brenda opozitës.

Ai vuri në dukje se një retorikë e tillë, për shembull ndaj kundërshtarëve politikë, është e dëmshme dhe kufizon potencialin e partisë për t'u transformuar në një alternativë të vërtetë qeverisëse.

"U rikthye por për çfarë?! Në funksion të kujt? Për interesat e veta apo të partisë. Për këtë të dytën nuk duket se ka ndonjë agjendë të tillë, që ta bëjë alternativë qeverisëse. PD dhe vetë zoti Berisha nuk e gëzon më monopolin e të qenit opozitar i vetëm. Vetë brenda PD-së ka disa realitete. Shumë vetë nuk ndihen të përfaqësuar as nga Berisha. Janë opozitarë por nuk ndjekin retorikën ti thonë Dumanit, je organizatë kriminale. Nëpër studio diskutohen vetëm PD-ja dhe vetëm Berisha, praktikisht po vrasim mundësinë e forcave të reja. Ju po mbyllni listat", tha ai.

Lini një Përgjigje