
Ish-prokurori Ervin Karanxha ka kritikuar ashpër lëvizjet në Policinë e Shtetit, duke i cilësuar ato si “qoka” dhe “ndryshime për sy e faqe”.
Ai theksoi se situata e kriminalitetit lidhet ngushtë me krizën ekonomike dhe lodhjen sociale të qytetarëve.
“Këto ngjarje nuk janë të lidhura me krimin e organizuar, por me varfërinë. Njerëzit janë të acaruar, të lodhur dhe kur ekonomia bie, bie edhe stabiliteti shoqëror. Sot shohim një shoqëri të rraskapitur, ku edhe ngjarjet më të rënda ndodhin për arsye banale”, tha Karanxha.
Karanxha u shpreh se mungesa e investimeve të qëndrueshme lidhet me politikat e gabuara të qeverisë.
“Në Itali prokurorët janë vrarë nga mafia. Këtu vriten për shkak të shtetit, për shkak të politikave të gabuara. Nuk bëhen analiza, nuk nxirren mësime. Duhet që shteti të ndërhyjë, të investojë në terren, që njerëzit të kenë mundësi dhe dinjitet”, tha ish-prokurori për “A2 CNN”.
Lini një Përgjigje