TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet25 Tetor 2024, 17:41

Përfundon seanca për inceneratorin e Elbasanit, trupa gjykuese pritet të shpallë vendimin më 8 nëntor!

Shkruar nga Pamfleti

Përfundon seanca për inceneratorin e Elbasanit, trupa gjykuese pritet

Është mbyllur seanca gjyqësore për inceneratorin e Elbasanit, ku SPAK kërkoi në Apelin e Posaçëm ndryshimin e vendimit të shkallës së parë, që shpalli të pafajshëm për akuzën “shpërdorim detyre” ish-deputetin socialist Alqi Bllako dhe ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka.

Nëntë të akuzuarit për inceneratorin e Elbasanit kanë përfunduar mbrojtjen këtë të premte, në sallën e gjyqit që po mbahet në GJKKO.

Trupa gjykuese e Apelit të Posaçëm prite të japë vendimin për Kokën dhe Bllakon më datë 8 nëntor.

Ish-deputeti Alqi Bllako nuk ishte i pranishëm, ndërsa mbrojtjen e tij e kanë lexuar avokatët. Mungesën e tij në sallë, avokatët e arsyetuan me probleme shëndetësore.

Lini një Përgjigje