TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet17 Korrik 2025, 21:16

"PD nuk jeton dot brenda sistemit", Frrok Çupi: Nuk janë alternativë, hedhin poshtë Kushtetutën!

Shkruar nga Pamfleti
"PD nuk jeton dot brenda sistemit", Frrok Çupi: Nuk janë
Frrok Çupi

Analisti Frrok Çupi, tha se duhet të ketë një alternativë qeverisëse. Sipas tij, PD nuk është alternativë dhe se nëse nuk pranojmë humbjen, nuk mund të jetojmë dot brenda sistemit.

”Ne hedhim poshtë kushtetutën sa herë humbasim. Kur kemi hyrë në lojë kemi hyrë me këto rregulla. PD nuk është alternativë, çdo qeverisje duhet të ketë një alternativë. Ne nuk kemi alternativë. Ne jetojmë mes rregullave dhe difekteve. Nëse nuk pranojmë humbjen nuk jetojmë dot brenda sistemit. Duhet të japësh alternativë. ‘Shqipëria Bëhet’ merret me eufemizma”, tha Çupi për "Abc News".

Kandidatja për deputete nga rradhët e ‘Koalicionit Euroatlantik’ Taulanda Jupi tha se zgjedhjet e 11 majit dështuan dhe se gjëja më e rëndë që dëshmuan ishte detyrimi i qytetarëve për të votuar dy forcat kryesore.

”Këto zgjedhjet e 11 majit dështuan përveç deformimit të vullnetit të qytetarëve, gjëja më e rëndë është që dëshmuan qytetarin që detyruan të votojë ose PS ose PD", tha ajo. 

 

 

Lini një Përgjigje