TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 3 Janar 2024, 18:37

“PD-ja e ka mbyllur ciklin”, Frrok Çupi: Berisha e përdori si mburojë për interesat e tij!

Shkruar nga Pamfleti

“PD-ja e ka mbyllur ciklin”, Frrok Çupi: Berisha e

Analisti Frrok Çupi ka deklaruar se Partia Demokratike e ka mbyllur ciklin dhe se sipas tij ish-kryeministri Sali Berisha e ka përdorur atë si mburojë për interesat e tij.

Në një intervistë për “abc news”, ai komentoi dhe fjalimin e Berishës nga dritarja e banesës mbrëmjen e sotme, të cilën Çupi e quajti thyerje e masës së arrestit.

Berisha ka bërë shkelje flagrante dhe janë rrethana shumë rënduese për të. Atij i është ndaluar të komunikojë me njerëzit, por nuk e ka bërë. Pra është një shkelje flagrante jo vetëm e ligjit, por edhe e vendimit të gjykatës. Unë çuditem përse ata njerëz që jetojnë aty nuk paraqiten në polici për të siguruar qetësinë e tyre. Aty ka biznese që nuk janë të Berishës. Por ky deri në ditën e fundit dhunon njerëz. Nuk lë punën të jetojë normalisht. Ai tani edhe në rrugicën e vet krijon dhunë për njerëzit”, u shpreh Çupi.

Ndërkohë më pas Çupi shtoi se SHBA gjithmonë ka mbështetur demokratizimin e vendit dhe sipas tij, arrestimi i Berishës, është një dhuratë e amerikanëve për demokracinë e vendit tonë.

Sot e kësaj dite si një aleat i vërtetë i Shqipërisë tenton ta shohë Shqipërinë si një vend normal. Amerika nuk resht së mbështeturi demokratizimin e vendit. E pamë që Salianji ndryshoi qëndrim pas vizitës në SHBA. Neutralizimi i fenomenit Berisha është i krahasueshëm me neutralizimin e vrasësve në Bosnjë dhe Hercegovinë. Berisha do të shënohet si një prej kontributeve të drejtësisë shqiptare dhe SHBA sigurisht për t’i larguar vendit një rrezik”, tha ai.

cupi berisha

Lini një Përgjigje