TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet21 Shkurt 2025, 22:16

Pazar PD-PS për të shkrirë SPAK-un? Ilir Kulla: Mund të ndodhë pas zgjedhjeve

Shkruar nga Pamfleti

Pazar PD-PS për të shkrirë SPAK-un? Ilir Kulla: Mund të

Eksperti i sigurisë Ilir Kulla tha në emisionin “Zonë e Lirë” se nuk mund të ketë marrëveshje PS-PD për kufizimin apo shkrirjen e SPAK-ut para zgjedhjeve.

Ai thekson se nëse do ndërhyhet, kjo gjë do të ndodhë në muajin shtator.

Edhe sikur të duan s’mund të ndodhë para shtatorit. S’mund të ketë marrëveshje PS-PD para zgjedhjeve, sepse kjo tregon dobësi. Berisha e thotë të marrë votat e atyre që kanë probleme me SPAK-un, dhe të tregojë forcë. Asnjë s’e kishte menduar që do gjendeshim në situatën që faktorët politikë do largoheshin nga loja me mjete juridike. Është një nen që quhet shpërdorim detyre. Me shpërdorim detyre të garantojë që gjysma e administratës shkon në burg. Berisha s’mund t’i bëjë tani këto gjëra, sepse është para zgjedhjeve. Nëse do bëhet, do bëhet nga shtatori”, tha ai

Lini një Përgjigje