TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet14 Shkurt 2026, 19:28

"Pas Enver Hoxhës, Berisha personazhi më i lig", Mit’hat Havari: Më akuzoi në 1998 si bashkëpunëtor i Sigurimit!

Shkruar nga Pamfleti
"Pas Enver Hoxhës, Berisha personazhi më i
Mit’hat Havari

Mit’hat Havari rikujtoi një episod të vitit 1998, kur drejtonte Policinë në Shkodër dhe u përball me akuza publike nga Sali Berisha, i cili e cilësoi si bashkëpunëtor të Sigurimit të Shtetit.

Havari deklaroi në "Kjo Javë" se reagoi menjëherë pas kthimit në Tiranë duke i përgënjeshtruar akuzat në media. Ai tha se deklarata pati ndikim personal dhe profesional, ndërsa shtoi se pas publikimit mori mesazhe të shumta nga qytetarë.

Havari u ndal edhe te një zhvillim i mëvonshëm, duke pohuar se në vitin 2019, pasi mori dosjen përkatëse, denoncoi publikisht atë që e quajti “mjekun e bllokut”.

Ai e vendosi ngjarjen në kontekstin e përplasjes politike të asaj periudhe, duke theksuar se akuzat ndaj tij ishin të pabazuara.

Mit’hat Havari: Në këto 35 vjet, shqiptarët janë shthurur mendërisht, kanë akuzuar shumë njerëz si bashkëpunëtorë të sigurimit të shtetit. Në fakt më kanë akuzuar dhe mua, Sali Berisha.

Në shkurt të 1998 isha drejtor policie në Shkodër, luftoja me bandat e tyre, Berisha del para mediave dhe thotë se jam bashkëpunëtor i sigurimit të shtetit, donte të më ulte dinjitetin. Nuk kisha dëgjuar ndonjëherë këtë akuzë. Sigurimi i Shtetit nuk ka patur shans të më afrohet mua.

Berisha është i lig, pas Enver Hoxhës është personazhi më negativ, për pushtetin është i aftë të bëjë gjithcka.

E kam përgënjeshtruar në media sapo jam kthyer në Tiranë.

Pas deklaratës së Berishës, më kanë shkruar njerëz të shumtë në mesazhe private. Më dëmtoi psikologjikisht dhe kush më akuzoi, bisha komuniste, ç’mund ti bëja unë atij? Ai ishte sekretar i partisë, ishte mjek i xhelatëve, ata e shkolluan, i dhanë bukë.

Ka shkuar në Paris tek xhelati nr.3 tek Hysni Kapo që vuante nga tumori në pancreas, priste me jargë të priste të hynte në dhomën e tij.

Dhe i tha Hysniu lëre të futet se është shoku jonë. Ma ka treguar Sabit Brokaj. Ky është dëshmitar i gjyqit politik të Hysen Shoshorit nga Tirana, është me zë dhe figurë.

Me kë të merresh, ai vjell nga goja, është i kalkuluar.

Kur më ra në dorë dosja në 2019, ma dha drejtoresha e Autoritetit të Dosjeve, Gentiana Sula. Në momentin që mora dosjen, unë kam bërë shkrim tek Gazeta “Panorama” dhe e kam denoncuar Berishën publikisht dhe kisha menduar të shkruaja libër.

mit’hat havari sali berisha

3 Komente

  1. v
    vjosa

    Mos e besoni kete mithat Havarin sepse eshe njeriu me intrigant me i pabese e me i paafte ne kryerjen e cdo pune qe ka qene. Ai dallohet vetem si llafazan e i pandershem.Keto njerez i mori Sali Berisha nga rruga e beri kolonel e drejtore pa arsim e pa kulture. Te njetin metode ndoqi e Nano kur e mori dhe i dha detyra ne polici. Ai eshte njeri i urryer jo vetem ne Shkoder por edhe ne Elbasan per shume pisllqe qe ka bere ne popull.Mos e angazhoni ne kete media si Pamfleti, sepse do te ulni vlerat tuaja

    1. D
      Dibrani

      Nuk dua të polemizoj me ju z/znj, por nëse ju jeni ndonjë fakt për ato që thoni, ia thoni haptas atij dhe publikut. Unë zotin Havari, e njon në kohën kur sëbashku punonim në Uzinën e Çelikut të KME. Dhe nuk përkon aspak me ato që thoni ju. Unë e njoh si "kokëshkretë", I drejtpërdrejtë, dhe aspak intrigant.

    2. E
      Ethem Lalaj

      Non Grata i ka të gjitha të ZEZAT 101 KRIME NË 35 VITE. ËSHTË PSIKO I 1970..KURUAR NGA DR ULVI VEHBIU.

      Lini një Përgjigje