TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet23 Tetor 2025, 19:51

Pacolli vijon telenovelën me Aeroportin e Vlorës, tani ja hedh fajin noteres

Shkruar nga Pamfleti

Pacolli vijon telenovelën me Aeroportin e Vlorës, tani ja hedh fajin

Vijon telenovela me aeroportin e Vlorës. Behgjet Pcolli vijon përditë të hedhë një shashkën për të mbajtur të aktivizuar opinionin publik dhe të njëjtën gjë ka bërë edhe sot.

Ai ka reaguar në lidhje me përplasjen për aksionet e aeroportit të Vlorës me ortakun e tij, Valon Ademi, i cili është administratori i kompanisë “2A Group”.

Pacolli ia hedh fajin noteres nga Tirana, Valbona Selimi, e cila sipas tij, me një akt noterial të fshehtë, pa dijeninë e tij, dhe me deklarime të pavërteta, i ka kaluar 47% të aksioneve në emër të kompanisë “2A Group” të Valon Ademit.

Në një akt noterial të vitit 2023, (që noterja e përdor joligjërisht si pjesë e dokumentacionit për transferim të pronës) të cilin ajo e cilëson si prokurë, noterja Selimi ka përfshirë deklarime të pavërteta, duke pretenduar me shkrim se unë, Behgjet Pacolli, paskam qenë fizikisht i pranishëm në zyrën e saj, ajo paskësh kryer identifikimin tim, më paskësh lexuar aktin në prani të një përkthyeseje të gjuhës angleze dhe se, pas miratimit tim, paskam nënshkruar dokumentin përkatës”, shkruan Pacolli në reagimin e tij në rrjetet sociale.

Thelbi i konfliktit mes Pacollit dhe Ademit është ndarjen e aksioneve në shoqërinë koncesionare të aeroportit të Vlorës. Zyrtarisht kuotat e koncesionit të aeroportit të Vlorës zotërohen në masën 98 për qind nga Mabco e Behgjet Pacollit dhe 2 për qind nga 2A Group e Valon Ademit. Por Ademi pretendon se ai ka investuar me shumë në ndërtimin e aeroportit dhe për rrjedhojë këto investime duhet t'i përkthehen në më shumë aksione në shoqëri.

Për të qenë më të qartë, Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës përfshin një investim 104 milionë euro dhe ka një sipërfaqe prej 309 hektarë. Ndërtimi i aeroportit të Vlorës nisi nëntor të vitit 2021 nga një konsorcium kompanish, ku 50 % e aksioneve zotërohej nga "Mabetex" e sipërmarrësit Behgjet Pacolli, në partneritet me kompaninë turke, "Yda Group", e cila kishte 48 % të aksioneve, ndërsa 2 % i përkasin shoqërisë nga Kosova “2A Group Shpk”. Por po në mars të atij viti shoqëria turke u tërhoq nga konsorciumi dhe Kompania “Mabco Constructions”, ka marrë në zotërim 98% të aksioneve të koncesionit të Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës, pasi bleu me 4450 euro aksionet që zotëroheshin nga kompania turke. Këtu nisi dhe konflikti.

Deklarata e Pacollit

Gjithë përfoljet dhe kjo situatë në lidheshmeri më VIA ka ardhur si pasojë e veprimeve të përgjegjshme dhe të dyshuara të kundërligjshme të noteres Vjollca Selimi, të ndërmarra në mënyrë të fshehtë dhe në mungesë të plotë të palës së ligjshme.

Në respekt të së drejtës për informim të opinionit publik, deklaroj sa vijon:

Sipas njoftimeve të publikuara sot në media, noterja në Tiranë, znj. Valbona Selimi, ka pretenduar se palët kanë qenë të pranishme gjatë nënshkrimit të aktit të transferimit të aksioneve nga MABCO Construction SA në shoqërinë “2A”.

Me këtë rast, sqaroj publikisht se as unë dhe as ndonjë person i autorizuar nga MABCO Construction SA, me seli në Lugano, pronare e 98% të aksioneve të cilat rrjedhin nga investimi në Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës, nuk kemi qenë ndonjëherë në zyrën e saj, nuk e kemi takuar noteren Selimi, nuk kemi pasur asnjë komunikim me të apo me përfaqësues të saj dhe nuk kemi nënshkruar asnjë dokument apo prokurë në praninë e saj. Madje, deri më sot, nuk kemi dijeni se ku ushtron aktivitetin e saj noterial.

Megjithatë, në një akt noterial të vitit 2023, ( qe noterja e perdore joligjerishtë si pjese e dokumentacionit për trensfer të pronës) të cilin ajo e cilëson si prokurë, noterja Selimi ka përfshirë deklarime të pavërteta, duke pretenduar me shkrim se unë, Behgjet Pacolli, paskam qenë fizikisht i pranishëm në zyrën e saj, ajo paskësh kryer identifikimin tim, më paskësh lexuar aktin në prani të një përkthyeseje të gjuhës angleze dhe se, pas miratimit tim, paskam nënshkruar dokumentin përkatës.

Këto pretendime janë plotësisht të rreme.

Unë nuk e njoh noteren Selimi,

Asnjëherë nuk kam nënshkruar ndonjë akt në prezencën e saj.

Unë nuk kam qene asnjëherë ne zyret apo ambientet e saj, nuk kam dijeni për ekzistencën e një përkthyeseje të tillë dhe asnjë tekst nuk më është lexuar apo paraqitur ndonjëherë për nënshkrim nga ajo ose nga ndonjë person përfaqësues i saj në lidhje me aktet e përmendura.

Në vijim, theksoj se ky akt noterial përbën një element themelor të veprimtarisë së dyshuar të kundërligjshme të ndërmarrë nga z. Valon Lluka @ co., me të cilin, në fillim të muajit prill, ka tentuar te realizoi transferimin e 47% të aksioneve, duke e mbajtur atë të fshehur deri në momentin kur është zbuluar rastësisht katër muaj me vone 18 gusht 25, në dokumentacionin e ish–administratorit të shoqërisë VIA.

Ky akt i kryer në mënyrë të fshehtë përbën burimin dhe shkakun fillestar të kësaj situate me të cilën po përballemi sot.

1 Komente

  1. F
    Feti Dema

    Z.Pacolli! Ku dhe kur dhe si e keni fituar 1 milion dollarshin e parë. Nuk po e shtroj si pyetje, se janë të rrallë biznesmenët që se ruajnë këtë si sekretin e jetës. Të tjerat dihet i ke me 'djersën e ballit' sokakëve të Kremlinit. Me politikanët shqiptarë qysh nga viti 1990-1991 çfarë interesash financiare të lidh ? "BSHSHPMMJ" . Si e deshifroni Ju këtë 'Akronim'?

    Lini një Përgjigje