TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet29 Qershor 2024, 11:17

Pacientët e Onkologjikut prej një jave nuk marrin shërbimin me rreze të jashtme, dera e bunkerit të Akseleratorit Linear jashtë funksionit

Shkruar nga Pamfleti
Pacientët e Onkologjikut prej një jave nuk marrin shërbimin me
Dera e bunkerit të Akseleratorit Linear

Pacientët e Onkologjikut prej një jave nuk po marrin shërbimin radioaktiv të rrezeve të jashtme për shkak se është prishur dera e bunkerit të Akseleratorit Linear. Vendosja në punë e kësaj paisjeje dëmton drejtpërdrejt mjekët dhe pacientët pasi rrezatimi del jashtë bunkerit.

Sipas "Report Tv", dera e bunkerit qëndron e hapur, ndërkohë që duhej të ishte e mbyllur. 

"Është e prishur. Kur rregullohet nuk e di. Mjekët nuk më kanë thënë gjë për privat, por edhe po të më thonë nuk ia arrij dot. Nuk kam. Gjëndja ime shëndetësore nuk është e mirë, e përkeqësuar por me shpresë të Zotit", shprehet një paciente.

Terapia me rrezatim është një trajtim i zakonshëm i tumoreve. Gati një e treta e njerëzve me kancer marrin rrezatim.

Mjekët përdorin EBRT si një trajtim të kancerit në disa mënyra:

-Vetë ose me trajtime të tjera në përpjekje për të kuruar kancerin

-Para trajtimeve të tjera si operacioni për tkurrjen e një tumori

-Pas trajtimeve të tjera për të shkatërruar çdo qelizë kanceroze të mbetur

Pas trajtimeve të tjera për të reduktuar simptomat dhe për të zgjatur cilësinë e jetës

Lini një Përgjigje