TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet31 Korrik 2023, 21:30

Organizata e Veteranëve të UÇK-së dënon arrestimin e Dritan Goxhajt: Akt për të frikësuar kundërshtarët e gjykatës

Shkruar nga Pamfleti

Organizata e Veteranëve të UÇK-së dënon arrestimin e

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, ka reaguar pas njoftimit për arrestimin e ish-pjesëtarit të UÇK-së në Tiranë me urdhër të Gjykatës Speciale, Dritan Goxhaj.

Fation Klinaku shprehet se arrestimi i Goxhajt është bërë për t’i frikësuar njerëzit që e kundërshtojnë një “gjykatë politike”.

Në Gjykatën Speciale është penguar drejtësia nga vet ajo, duke i rrjedhur dokumentet e saj, si dhe duke i publikuar “viktimat” e me këtë edhe dëshmitarët. Edhe arrestimi i Dritan Goxhaj, bëhet për t’i frikësuar njerëzit që e kundërshtojnë një gjykatë politike”, ka shkruar Klinaku.

Ish-pjesëtari i UÇK-së në Tiranë, Dritan Goxhaj u arrestua sot në Tiranë nën dyshimin për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, përfshirë frikësimin dhe pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave të tyre zyrtare.

Lini një Përgjigje