TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet31 Korrik 2023, 20:08

Dhuna barbare në Hamallaj, ish-drejtuesi i lartë i Policisë: Sjellja e gardistit e frymëzuar nga njerëzit në pushtet

Shkruar nga Pamfleti

Dhuna barbare në Hamallaj, ish-drejtuesi i lartë i Policisë:

Ish-drejtuesi i lartë i Policisë së Shtetit Arben Hajdarmataj ka folur në lidhje me rastin e përfshirjes së gardistit Martin Nikollaj në sherrin banal në Hamallaj të Durrësit.

Në një intervistë për “Ora News”, Hajdarmataj thotë se e sheh tejet shqetësues përdorimin e armës së shërbimit në këtë ngjarje.

“Ky nuk është rasti i parë që persona deri në një farë mase i veshur me pushtet përfshihen në ngjarje të tilla. Por më shumë se problem personal, këtë rast mund ta shikoj më shumë si një problematikë që lidhet direkt me institucionet shtetërore që nga forma e rekrutimit të tyre.

Unë mendoj se në disa institucione kyçe siç është rasti i Gardës së Republikës, ka ardhur koha që efektivët në fund të shërbimit të dorëzojnë armët e shërbimit dhe jo t’i marrin me vete.

Sjellja e gardistit në rastin në fjalë është demonstrim i arrogancës së pushtetit që ai përfaqëson dhe i frymëzuar pikërisht nga njerëzit në pushtet. Pasi ai ishte i vetëdijshëm se ishte pjesë e grupit të shoqërimit të kryetares së Kuvendit dhe normalisht arroganca e saj ka ndikuar edhe në sjelljen e tij, ndaj kemi përdorim të armëve në të tilla raste.

Po ashtu arroganca vjen edhe për faktin se në Gardën e Republikës nuk mund të punësohet një njeri që nuk ka lidhje nepotike me njerëz të pushtetit. Pra, problemi është më i thellë se sa kaq”, u shpreh eksperti i policisë Arben Hajdarmataj.

dhune hamallaj arben hajdarmataj

Lini një Përgjigje