TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet27 Nëntor 2023, 22:47

Operacioni i SPAK, paralajmëron juristi: Do të ketë debat të gjerë në GJKKO nëse përgjimet e “SKY” do të merren si prova

Shkruar nga Pamfleti

Operacioni i SPAK, paralajmëron juristi: Do të ketë debat të

Juristi Gentjan Rumano ka folur për hetimet e SPAK lidhur me përgjimet e zbardhura nga aplikacionet “Sky” dhe “Enrochat”, duke deklaruar se mund të ketë një “mundësi shpëtimi” për personat e arrestuar.

Në studion e emisionit “5 pyetjet” në Report TV, Rumano tha se do të jetë një debat i madh në Gjykatën e Posaçme sa i takon këtyre përgjimeve, nëse do të merren në shqyrtim si prova të ligjshme, duke argumentuar se avokatët e të akuzuarve i konsiderojnë si të paligjshme përgjimet.

“Përgjimet për të cilat ngrihen këto analiza, janë komunikime në platforma sociale që janë marrë nga ana e strukturave europiane, kryesisht të Francës dhe Belgjikës që më pas i janë dhënë SPAK-ut për të bërë hetimet. Përgjimi vjen me kërkesë të prokurorisë dhe me vendim nga ana e gjykatës.

Kjo do të thotë se do ketë shumë diskutim. Nuk jam dakord me atë që u tha se gjykata europiane i ka pranuar këto raste, sepse ajo ua ka lënë për shqyrtim ligjit të brendshëm të gjykatave të këtyre vendeve.  E ka gjykata shqiptare si tagër të vendosë nëse do i marrë ose jo në shqyrtim këto përgjime.  Do jetë debat i madh që do vendoset nga GJKKO sa i takon këtyre komunikimeve. Kjo do jetë sfida më e madhe e GJKKO sot”, u shpreh juristi.

Lini një Përgjigje