TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet11 Shtator 2025, 07:11

Nuk ndalen reshjet e shiut, zonat që preken më shumë

Shkruar nga Pamfleti

Nuk ndalen reshjet e shiut, zonat që preken më shumë

Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura.

Në orët e mbrëmjes do të kemi mot me kthjellime dhe vranësira të përqendruara vetëm në veri të vendit.

Reshjet e shiut parashikohet të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit, fillimisht në veriperëndim të vendit e gradualisht do të shtrihen edhe në zonën perëndimore dhe atë qendrore.

Në orët e mesditës deri pasdite reshje shiu do të ketë në pjesën më të madhe të vendit me intensitet të ulët deri mesatar.

Në veriperëndim, perëndim dhe qendër, do të kemi reshje shiu me intensitet mesatar deri të lartë, hera-herës reshje shiu në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Në orët e mbrëmjes reshjet e shiut ndërpriten në pjesën më të madhe të vendit, duke mbetur prezente vetëm në veri të vendit, por me intensitet të ulët të karakterit lokal.

Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 7m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare, zonave luginore dhe në momentin e zhvillimit të vranësirave era pritet të fitoi shpejtësi deri në 20m/s.

Valëzimi në det do të jetë i forcës 4-5 ballë.

Nuk ndalen reshjet e shiut, zonat që preken më shumë

Nuk ndalen reshjet e shiut, zonat që preken më shumë

 

 

Lini një Përgjigje