
Punonjësit e aeroportit të Vlorës kanë bllokuar punën dhe kanë dalë në protestë mëngjesin e sotëm, pasi pretendojnë se nuk se nuk u janë dhënë pagat.
Punonjësit pretendojnë se kanë disa muaj pa marrë rrogën dhe paralajmërojnë pezullim të punës nga ana e tyre.
Ndërkohë ata kanë pezulluar protestën pas negociatave me përgjegjësit e firmës, që iu kanë premtuar se deri të premten do t’u kalohen të gjitha pagat. Punonjësit kanë paralajmëruar se nëse premtimi nuk mbahet të premten do të ketë pezullim të punimeve dhe protestë tjetër
“Drejtuesit duhet të dinë gjendjen që po kalojmë dhe mos ta marrin me të tallur. Nuk shtyhet më me fjalë, hë se do e rregullojmë, hë se do e rregullojmë, punëtorët nuk vijnë më në punë. Unë nuk bëj shaka, ti je autoritari ku ne të kërkojmë llogari ty dhe ti i kërkon llogari atyre më lart, ne duam një gjë të saktë për punën e pagesave”, u shpreh një nga protestuesit.
Lini një Përgjigje