TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet27 Qershor 2024, 22:27

“Një mjek i Onkologjikut, 5 herë në Dubai brenda vitit”, Curri thirrje për hetim pasuror: Vajza e "çufos" paradë me Range Rover!

Shkruar nga Pamfleti

“Një mjek i Onkologjikut, 5 herë në Dubai brenda

Pas skandalit të publikuar në spitalin e Onkologjikut, analisti Arjan Curri tha se duhet të hetohet pasuria e mjekëve dhe e familjarëve të tyre.

Në “Top Story”, Curri tha e vajza e mjekut Edmond Gashi është parë më një mjet tip ‘Range Rover’ luksoz, ndërsa tha për një tjetër mjek të Onkologjikut se ka vizituar Dubain 5 herë brenda një viti.

“Vajza e Çufoz e hipte e zbriste nga një Range Rover Luksoz. Ka ndonjë prokuro ose institucion që tu kontrollojë pasurinë këtyre njerëzve, po me thotë një koleg i këtyre. Një mjek i onkologjikut vetëm këtë vit ka udhëtuar 5 here në Dubai.

Duhet të bëhet kontroll edhe familjarëve, vajza e çufos kishte dale sot ‘mos shif filma’, ‘do qaj’. Askush nuk guxon tu kontrollojë pasurinë”, u shpreh Curri.

Lini një Përgjigje