TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 4 Janar 2025, 08:56

Nga sot, Bashkim Ulaj fillon “rrjepjen” e qytetarëve në aksin Thumanë-Kashar

Shkruar nga Pamfleti
Nga sot, Bashkim Ulaj fillon “rrjepjen” e qytetarëve në
Bashkim Ulaj dhe Edi Rama

Në këtë rrugë 21 kilometër të gjatë, Bashkim Ulaj nuk ka lënë asnjë nyje lidhëse hyrje- dalje nga Thumana deri në Fushë- Krujë, duke bllokuar plotësisht transportin e afro 100 mijë njerëzve, të mallrave dhe aktivitetin e 2100 bizneseve të asaj zone.

Prej ditës së sotme qarkullimi në aksin rrugor Thumanë-Kashar do të bëhet me pagesë.

Kompania koncesionare e Bashkim Ulajt ka njoftuar se nga data 4 janar do të nisë zbatimi i tarifës së miratuar, e cila fillon nga 2.1 euro pa TVSH.

Sipas njoftimit, kjo tarifë do të rishikohet çdo vit, duke u përshtatur me luhatjet e kursit të këmbimit.

Aksi Thumanë-Kashar, me një gjatësi prej 30 km, u përfundua në verën e vitit të kaluar. Rruga Thumanë-Kashar u hap për qarkullim në 30 qershor 2024 dhe është dhënë me koncesion kompanisë Gener 2 për 35 vite dhe me një kosto 271 milionë euro.

Segmenti ka një gjatësi prej 21 kilometrash dhe është autostrada e parë e Kategorisë A. që nënkupton jo vetëm standarte europiane të ndërtimit të rrugës, por edhe një limit shpejtësie tjetër nga ai që kanë akset e tjera rrugore të vendit. Ky aks rrugor është aksi i parë ku qarkullohet me një limit shpejtësie deri në 130 kilometra në orë.

Thumanë-Kashar, autostrada e 'florinjtë' e Bashkim Ulajt u shemb pa u kolauduar

Në këtë rrugë 21 kilometër të gjatë, Bashkim Ulaj nuk ka lënë asnjë nyje lidhëse hyrje- dalje nga Thumana deri në Fushë- Krujë, duke bllokuar plotësisht transportin e afro 100 mijë njerëzve, të mallrave dhe aktivitetin e 2100 bizneseve të asaj zone.

Sipas projektit të miratuar nga qeveria, aksi Thumanë- Kashar është autostrada e kategorisë “A”, që duhej të kishte 11 ura, 105 tombino, 6 mbikalime e 6 nënkalime, si dhe 8 nyje të mëdha lidhëse me funksion hyrje-dalje të mjeteve e një rrugë alternative pa pagesë.

Por Bashkim Ulaj, në pazar me kryeministrin Edi Rama, ndryshoi projektin dhe nuk bëri asnjë nyje lidhëse hyrje-dalje për qendrat e banuara përgjatë kësaj rruge, duke krijuar monopolin e shfrytëzimit për fitime financiare maksimale.

Sepse rruga është koncesion 35-vjeçar me pagesë 2.1 Euro sipas kontratës me qeverinë, por Bashkim Ulaj e ka vetë-vendosur tarifën e kalimit 2700 lekë të vjetra, duke vjedhur qytetarët pa patur frikë nga drejtësia, ndërsa me qeverinë ka rënë në ujdi për këtë vjedhje.

Me këtë rrugë koncesionare për 35 vite, ai do nxjerrë 1.3 miliardë euro të ardhura, ndërsa duke krijuar si monopol qarkullimi pa nyje hyrje-dalje, të ardhurat e tij parashikohen të jenë 2 miliardë Euro, duke rritur vlerën faktike të ndërtimit.

Kujtojmë, se kostoja fillestare e rrugës Thumanë-Kashar me të njëjtin projekt, ishte 188 milionë USD; pas një viti u bë 242 milionë USD, ndërsa tani rezulton se është ndërtuar me 435 milionë Euro, megjithëse 25% e projektit nuk është zbatuar me vepra arti, parametra të gjerësisë, ndriçim, elementëve të sigurisë e volum pune.

Aksi Thumanë-Kashar sipas projektit e raporteve teknike, quhet “Autostradë Kategoria “A”, por 2 muaj pas inaugurimit, asfalti i saj ka filluar të bëhet me valëzime e gropa-gropa, mbasi kompania ndërtuese e koncesionare “Gener-2”, sipas ekspertëve, ka hedhur vetëm 30% trashësi asfalti mbi shtresën inerte prej zhavori të rrugës.

Krimi me ndryshimin e projektit, cilësinë e dobët, pasigurinë, izolimin e qarkullimit të banorëve të zonës, mos ndërtimi i rrugës alternative, monopoli i qarkullimit, tarifa e rritur dhe kostoja e ndërtimit të kësaj rruge, janë të dukshme.

Por heshtja e SPAK, tregon se nuk e paska dëgjuar dhe nuk e ka parë akoma super-vjedhjen e oligarkut Bashkim Ulaj, madje nuk po merr si indicie, as denoncimet e mediave dhe protestën e banorëve të izoluar përgjatë kësaj rruge monopol./ Pamfleti

 

aksin thumanë-kashar

Lini një Përgjigje