Gazetarja Klodiana Lala, ka bërë bilancin e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) për vitin 2025. Ajo theksoi se SPAK ka rezultate pozitive dhe negative këtë vit. Lala tha se pjesa e suksesit është fakti se kemi ish kryeministër, ish president, zv kryeministër, e me rradhë, grupe kriminale në burg dhe nën hetim.
Pjesa negative, sipas Lalës, ishte ajo e inceneratorit të Tiranës dhe koncesionit të sterilizimit.
“SPAK, sigurisht e kam mbështetur në rastet kur politika e vjetër është bërë bashkë duke fyer dhe përgojuar dhe intimiduar prokurorë dhe gjyqtarë. SPAK ka bërë hapa domethënëse, kemi ish kryeministër, ish president, zv kryeministër, e me rradhë, grupe kriminale. SPAK ka edhe disa bilance që nuk ka qenë në lartësinë e duhur, përshembull koncesioni i sterilizimit ku pati përplasje brenda strukturës. Inceneratori i Tiranës, aty ka një minus të madh, por ndoshta do ta rikuperojnë.
Për 2025, Meta u dërgua në gjykim. Dy goditjet e rëndësishme, arrestimi i Veliajt në shkurt, i pandehur për 13 akuza. Goditja tjetër, është zv kryeministrja. Ka partur goditje krimi i organizuar, Ervis Çela dhe Franc Çopja, e konsideruar si organizata më e madhe shqiptare që ka operuar në amerikën latine, Europë dhe Shqipërinë. Mendohet se kanë pastruar 200 mln euro në Shqipëri. Ka patur edhe goditje të Troplinëve në Durrës, Visi i Pojës. Goditje e njerëzve të Policisë së Shtetit. Pra janë pak a shumë bilancet e 2025. Ka edhe çështje që vijojnë, siç është abuzimi me fondet e BE", tha Lala në emisionin "Të Paekspozuarit".
Lini një Përgjigje