Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar është në proces rikonstruksioni, me qëllim modernizimin e ambienteve dhe ndërtimin e sallave të reja të gjykimit sipas modelit amerikan.
Sipas Euronews Albania, një pjesë e këtij investimi është financuar nga fondet e Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara, pra nga pasuri të përfituara nga veprimtari kriminale.
Punimet janë në fazën përfundimtare dhe pritet të mbyllen brenda datës 15 shtator, kur është parashikuar edhe rifillimi i proceseve gjyqësore në këtë gjykatë të posaçme.
Investimi synon të rrisë sigurinë dhe efikasitetin në zhvillimin e proceseve të rëndësishme penale kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Lini një Përgjigje